Tronditëse dhe shokuese ky detaj i ri që u zbulua tani për Endrit Azemin

Një 20-vjeçar nga Gjilani u arrestua të shtunën rreth orës 22:00 në Gjilan, pasi Prokuroria konstatoi se ai mblodhi mbi 189 mijë euro duke mashtruar se vuante nga leukemia.

 

Endrit Azemi dyshohet se nga data 9 nëntori “kishte sajuar një ngjarje të pa qenë”, thotë Prokurororia.

Prokuroria Themelore e gjilanit tha se kishte verifikuar se ai nuk vuante nga leukemia, siç pretendonte dhe se ka bllokuar shumën e parave të grumbulluara në të gjitha llogaritë bankare të, të mbledhura për të.

Azemi, siç shihet në një video të publikuar para disa ditësh, kishte rruar kokën, një pjesë të vetullave dhe një pjesë të mustaqeve, për të dalë sa më bindshëm se kishte leukemi.

 

Ai fliste ngadalë dhe me pengesa, ndërsa falënderonte ata që po dërgonin para për të.

Në një video tjetër, ai pretendon se lajmërohet nga spitali Acıbadem në Turqi.

Gjykata Themelore e Gjilanit ia caktoi atij sot një muaj paraburgim.

Familjarët e Endrit Azemit kanë prentenduar se edhe ata ishin mashtruar.