Një thirrje për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari nga Gjilani u shndërrua në fushatë të madhe solidariteti. Tani, rasti po hetohet si mashtrim.
Endrit Azemi, për të cilin u kërkuan donacione me pretendimin se vuante nga leukemia, është përfshirë në një rast që po hetohet nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Sipas Prokurorisë, personi me inicialet E.A. dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes për të përfituar financiarisht nga qytetarët.
Një nga personazhet publike që e kishte shpërndarë apelin ishte edhe aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu.
Postimi i plote i Fatmir Spahiut,
Dmth miq,
Po behet hera e dyte qe me faqen kredibile per ndihme e solidaritet gofundme, po na mashtrojne shqipet e pergjakta. Qysh more ashtu. Ani sot dita e Alfabetit, ncncnncnc
Nime na analiza nuk bojme. As reagenca nuk kemi ngat veti. Si te thot dikush ndihmom se jam smute, ti smudesh me kape per dore me qu me bo rezonance magnetike.
Boll jam i kujdeseshem, por hera dyte qe po plagosem. Per me keq po beje thirje per plagosje masive.
Ama jo, not good.
Dmth me te mashtru me shnet, sdi sdi