Opa, Ish-kryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK’së po formon parti te re, ky eshte emri

Një parti e re është paralajmëruar të formohet në Maqedoninë e Veriut. Ish-kryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK’së, Besim Hoda, është ai që pritet ta promovojë Lëvizjen ‘’Një’’, me 27 nëntor në Shkup.

 

Vetë Hoda, ka thënë se, kjo parti, do jetë ‘mikpritëse’ dhe ‘dyer hapur’ si për shqiptarët e maqedonasit, por edhe për komunitetet e tjera që janë në RMV.

Hoda, thekson se qëllimi është që t’u ofrohet qytetarëve të këtij shtet një rrugëdalje nga situata politike atje, pasi siç ka thënë ai, ‘’asgjë nuk ka ndryshuar’’ për 35 vite.

 

I njëjti, ka shtuar se, tani është koha që të bien ‘’maskat e politikanëve që shesin patriotizëm të rremë’’.

„Qëllimi është t’u ofrojmë qytetarëve një rrugëdalje nga kjo ngërç politik që na ka kapluar dhe në të cilin ndodhemi tashmë prej 35 vitesh. U plakëm, ndërsa asgjë nuk ndryshoi. Është koha të bien maskat e politikanëve që qytetarëve u shesin patriotizëm të rremë dhe fitojnë pikë politike përmes nacionalizmit. Ata pasurohen, ndërsa humbës është populli. Nëse ekziston një diell, atëherë duhet të jetë një shtet për të gjithë ata që jetojmë këtu”, thotë Hoda.

Në intervistën e tij të dhënë për gazetën „Sloboden Peçat”, Hoda është pyetur se përse prezantohet si ish-kryetar i Veteranëve të UÇK-së, gjë për të cilën ka thënë se është gabim i madh që dikush të prezantohet si kryetar.

„UÇK-ja është kapital kombëtar i shqiptarëve, por pse të mos jetë edhe i gjithë Maqedonisë, e cila është ndërtuar mbi Marrëveshjen Kornizë. Prandaj nuk dua të jem pjesë e manipulimit, siç ka ndodhur më herët, kur disa ish-komandantë dhe përfaqësues të UÇK-së u hodhën në politikë në emër të gjakut të derdhur dhe sakrificës për çështjen shqiptare. Koha tregoi se ata përfituan vetëm për interesat e tyre personale, duke u fotografuar një herë në vit te varret e dëshmorëve. Ky kapital e ndryshoi Kushtetutën dhe për këtë arsye askush nuk duhet të prezantohet apo të hidhet në skenën politike duke u mbështetur në gjakun e shqiptarëve”, thotë Hoda.

Hoda, ka ripërsëritur se sipas tij, duhet të ‘’dëshmohet se për 35 vjet u kemi shërbyer patriotëve të rremë’’, duke shtuar se në RMV, nuk ka shumë parti, duke krijuar lidhje mes BDI’së, VLEN’it, si dhe partive në bllokun maqedonas.

„Do të dëshmojmë se për 35 vjet u kemi shërbyer patriotëve të rremë. Te pala maqedonase është për të ardhur keq që votohet për një parti etnike, e cila publikisht deklarohet kundër shqiptarëve. Ndërkaq, partitë shqiptare, duke u mbështetur në këtë, e ngrenë nacionalizmin shqiptar, ndërsa populli varfërohet. Nuk ka shumë parti. Në bllokun politik shqiptar kemi BDI-në një dhe BDI-në dy. VLEN-i është BDI-ja dy, sepse të dy bashkëkryetarët, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, më parë kanë qenë në BDI. Edhe në bllokun politik maqedonas është e njëjta gjë. Të njëjtët njerëz vetëm shtiren sikur do të sjellin diçka të re. Shembull i patriotit të rremë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Ai për 10 vjet na ushqeu me romantizëm nacionalist, pastaj iku dhe sot jeton rehat në Budapest”, thotë Hoda.

Ky i fundit, ka vlerësuar edhe se, një shtet s’mund të ndërtohet nëse palët brenda tij s’trajtohen në mënyrë të barabartë, duke theksuar se, maqedonasit duhet ta kuptojnë se shqiptarët nuk janë kundër tyre.

‘‘Pas konfliktit të vitit 2001, ne morëm hapa të gabuar. Aneksi C i Marrëveshjes Kornizë parasheh kompensimin e të dyja palëve në konflikt. Mbrojtësit janë heronj, ndërsa ish-pjesëtarët e UÇK-së edhe sot quhen terroristë. Ne nuk jemi kundër kompensimit të mbrojtësve, por shteti nuk mund të jetë nënë për njërën palë dhe njerkë për tjetrën. Përderisa gjaku i derdhur i shqiptarëve nuk përfshihet në Kushtetutë, Maqedonia nuk mund të jetë shtet i të gjithëve. Edhe nënat, edhe fëmijët e luftëtarëve të rënë duhet të trajtohen si qytetarë të ndershëm të Maqedonisë, në mënyrë që vendin ta ndiejnë si të tyrin, e jo të trajtohen si nëna dhe bij të terroristëve. Nuk mund të ndërtohet një shtet nëse të dyja palët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë. Ka ardhur koha që maqedonasit ta kuptojnë se shqiptarët nuk janë kundër maqedonasve. Nga pesë shtetet fqinje, vetëm Shqipëria dhe Kosova nuk e kontestojnë identitetin maqedonas. Gjatë 35 viteve të fundit, kryeministrat kanë qenë maqedonas. Pse të mos hapet rruga edhe për një kryeministër shqiptar? Thelbi është që të mos shihet përkatësia etnike, por cilësia. Nëse, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët përbëjnë 26 për qind, atëherë gjatë një mandati katërvjeçar të kryeministrit, një vit duhet të jetë kryeministër një shqiptar. Vetëm kështu mund të përparojmë së bashku, mbi bazën e cilësisë dhe jo të përkatësisë etnike. Në pozitat e larta duhet të zgjedhim njerëzit më të aftë”, ka deklaruar ai.

Hoda, ka deklaruar se, ‘’Një’’, nuk do të nxitojë që të arrijë diku, dhe se, kjo lëvizje, ‘’nuk mund të jetë pasqyrë e atyre që kanë ndodhur deri tani’’.

“Po e them me shumë kompetencë që ne nuk nxitojmë për të arritur diku dhe nuk e kemi bërë këtë për zgjedhje. Ju e dini që ka një vit e ca që unë po paralajmëroj ndërtimin e një strukture, mirëpo duke qenë shumë i vetëdijshëm, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, se cila është përgjegjësia që po marrim përsipër. Ne nuk mund të jemi një pasqyrë e atyre që kanë ndodhur deri tani dhe kjo do të përcaktojë, varësisht, a do të jemi të përgatitur, të gatshëm për ta mbrojtur kauzën për të cilën jemi thirrur”, u shpreh ai.

Hoda, ka kritikuar edhe zhvillimet në partitë e tjera, duke thënë se ‘’ndryshimet e kampeve nuk merret vesh’’, dhe se, ‘’Një’’, mundohet të ndërtojë të ‘’ardhme të sigurt për fëmijët’’.

“Ne po mundohemi të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë dhe jo një të ardhme më të sigurt për ne. Keni parë që ndryshimi i kampeve që po ndodh tani nuk merret vesh. Këtu ka një reaksion reversibil, i thonë, hyrje-dalje mes kampeve”, deklaroi ai.

Hoda, ka theksuar edhe se, kjo lëvizje e ‘’gjen vetën shumë në kampin shqiptar’’.

“Jo, unë do ta them. Ne e gjejmë veten shumë me kampin shqiptar’’, ka deklaruar në Alsat.