Urime Kosovë! Qeveria ndanë mbi 100 milion euro, përfitojnë këta qytetarë

Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove për mbulimin e kostos së pagës së 13-të dhe pagesës retroaktive të përvojës së punës për punonjësit e sektorit publik.

 

Sipas Ligjit Nr. 11/L-013, këto mjete shtohen në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa”, në kuadër të Ministrisë së Financave, përmes nënprogramit të kontigjencave, shkruan IndeksOnline.

Shuma prej 102 milionë eurosh është shtesë mbi buxhetin ekzistues të vitit 2026 dhe është dedikuar për mbulimin e këtyre dy obligimeve financiare.

Ligji gjithashtu përcakton se Qeveria, me propozim të Ministrit të Financave, miraton pagesën e kompensimit retroaktiv për përvojën e punës, në pajtim me aktgjykimin KO79/23 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tabelave fiskale të ligjit, shpenzimet për paga dhe shtesa në vitin 2026 janë parashikuar në 1 miliard e 82.4 milionë euro, ndërsa me ndryshimet e reja buxhetore është shtuar edhe kjo shumë për mbulimin e obligimeve të përcaktuara.

Ligji i përpunuar në tetor, u dekretua edhe në presidentja Justina Shiroka-Pula.