Zëvendëskryeministri i Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka fajësuar mediat se po e bëjnë temë çështjen e Asociacionit. Në ditën kur emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Esobar, e përmendi temën e Asociacionit, Bislimi thotë se nuk e ka diskutuar këtë çështje asnjëherë në Bruksel me zyrtarë të BE-së.
Bislimi thotë në televizionin publik se këtë temë e ka diskutuar vetëm privatisht, në takimet kokë-më-kokë, me të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
“Në Bruksel, në këta 14 muaj nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni. Pikë. Asociacioni është përmend vetëm në takime private, private nuk ka asgjë, por takime tet-a-tet me zotëri Lajcak. Ku unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli del me shumë lehtësi prononcohet për Asociacionin e nuk flitet shpesh për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia. Marrëveshja për Asociacionin është nënshkruar më 2013 e para, pastaj më 2015. Marrëveshje për menaxhimin e kufirit është nënshkruar më 2011-ën. Në qoftë se në Bruksel marrëveshjet asnjëherë nuk janë ranguar nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e jo marrëveshja për kufijtë”, thtoë ai.
“E përgjigja e Lajcakut ka qenë se ju në Kosovë merreni me këtë temë. Pse deklaroheni, sepse na bjen pyetje mediat. Më shumë interesoheni mediat në Kosovë se ata në Bruksel”, shtopi Bislmi.
Tutje ai përmend një deklaratë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, lidhur me dialogun dhe temat e kaluara.
“Ajo që po mundohemi të ju bindim mediave në Kosovë është se Vucici është manipulator. Pse ju jepet rëndësi deklaratave të tij. Nuk mund të ketë kompromis për njohje reciproke. Unë negocioj në Bruksel. Jemi duke marrë mbështetjen amerikane dhe jemi falënderues. Ne letrën e parë të dërguar nga Borrell të dërguar më 31 korrik, në paragrafin e parafundit, fjalia e fundit thotë si vijon: Shpenzimi i një viti duke u marrë me çështje të së kaluar në vend se të merremi me peisazhin e madh e të ardhmen tonë, mendoj se është i mjaftueshëm. U mundova ta përkthej bukfalisht. Cka nënkupton kjo. Ka ardhur koha të mos merremi me çështje të kaluara por me peisazhin e madhe dhe mesazhet gjithëpërfshirëse”, përfundon ai.