Faton Hasani, i cili kishte shprehur synimin për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kjo parti.
Hasani ka shprehur pakënaqësi me veprimet politike të PDK-së, duke kritikuar veçanërisht mënyrën se si është vepruar lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale.
Sipas tij, tërheqja e këtij ligji dëshmon mungesë të qëndrueshmërisë në qëndrimet politike dhe parimore.
“Mënyra se si u veprua me Ligjin për Gjykatën Speciale, e veçanërisht tërheqja e tij, përbën kulmin e hipokrizisë politike dhe të mungesës së qëndrueshmërisë parimore”, ka shkruar Hasani.
Dorëheqja e tij vjen pas ambicieve të shprehura më parë për të marrë drejtimin e PDK-së.