Pas suharekes, edhe ne kete qyetet kapen per parking, nje person tashme ka…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Durrësin, ku një person është therur me thikë

 

Incidenti ka ndodhur saktësisht në lokacionin e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen nr. 13, ku situata mes palëve ka eskaluar shpejt në dhunë fizike dhe përdorim të armëve të ftohta, shkruan A2 CNN transmeton Sinjali.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se gjithçka ka nisur për motive pronësie a vendparkimi, duke çuar në përdorimin e thikës ku njëri prej personave të përfshirë ka përfunduar i lënduar rëndë.

 

Forca të shumta policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të plota, ndërkohë që personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor urgjent.