Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka zbuluar shkeljet të shumta në institucionet e nivelit lokal e qëndror, prej komunave e deri të Qeveria.
Ajo këto komente i bëri në emisionin ADRESA në Kanal 10.Sipas saj, këto shkelje i ka evidentuar institucioni i Auditorit të Përgjithshëm.
“Vetëm Presidenca e Kuvendi ka raporte të shkëlqyera”, tha mes tjerash Osmani, duke shtuar se prej Qeverisë e poshtë janë gjetë shkelja të shumta, dhe shumë prej tyre, Auditorja i ka dërguar edhe në Prokurori mbi 500 raste dhe ka përgjigje vetëm për 4 apo 5 të tilla.