Multimilioneri Abedin Saliu, njëri prej të dyshuarve në rastin Brezovica, tashmë thuhet se është arratisur nga Kosova.
Ai ka disa ditë që po kërkohet nga autoritetet e Kosovës.
Abedin Salihu, është pronar i kompanisë ndërtimore “Dino”, hotelit “Brezovica”, president dhe donator i klubit futbollistik “FC Ulpiana”.
Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë e tij në Lipjan, por Saliu nuk ishte aty, dhe në këtë mënyrë ai kishte ikur para se të prangosej.
Ai tashmë ndodhet jashtë vendit.
Për këtë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai thotë se, në aferën Pronto politika e thërrishte multimilionerit dhe i ankohej se iu ka tha fyti, tash një multimilioner ka ikur nga Kosova, pasi po e kërkon drejtësia.
“Përderisa në Pronto Aferë politika e thërriste multi-milionerin dhe i ankohej se ju ka tha fyti, tash një multi-milioner paska ikur nga vendi sepse e kërkon drejtësia.
Esenca s’është te milionerët, por te politika që varej nga ta e i raportonte gatitur”, shkruan Bajqinovci në Facebook.