Zyrtare| LVV dhe LDK arrijnë marrëveshje qeverisëse

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, i cili njoftoi se marrëveshja është nënshkruar zyrtarisht mes dy subjekteve politike.

Sipas Shabanit, marrëveshja është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe është arritur mbi parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Në kuadër të këtij koalicioni, LDK-ja do të marrë drejtimin e katër drejtorive komunale, si dhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Shabani ka theksuar se bashkëpunimi synon zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve gjatë mandatit aktual.