Gani Geci ‘godet’ ashpër deputetën e LDK-së

Gani Geci godet ashpër deputeten e LDK-së, Janina Ymeri – e quan “shërbëtore të mafies mediale të Stanishiqit, PDK-së dhe SHIK-ut”

 

Gani Geci ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, duke drejtuar akuza të rënda në adresë të saj.

Në reagimin e tij, Geci ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke e cilësuar Ymerin si “shërbëtore të mafies mediale të Stanishiqit, PDK-së dhe SHIK-ut”.

 

Deklarata e Gani Gecit pritet të ngjallë reagime në skenën politike, ndërsa mbetet të shihet nëse deputetja e LDK-së do t’i përgjigjet publikisht këtyre akuzave.

Përplasja vjen në një kohë kur debatet dhe tensionet politike në vend vazhdojnë të jenë të pranishme.