Opa eskalon situata përplasje mes Avdullah Hotit dhe Hekuran Muratit

Përplasjet mes deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, kanë shoqëruar shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Kosovës për vitin 2027.

 

Gjatë diskutimit në Komision, Hoti adresoi një sërë kritikash dhe pyetjesh ndaj ministrit Murati, duke vënë në pikëpyetje orientimin strategjik të buxhetit dhe përputhjen e tij me premtimet e Qeverisë.

Në një moment të debatit, Hoti tha se me Muratin nuk mund të zhvillohet debat.

 

“Me këtë nuk bëhet debat”, u shpreh Hoti.Ministri Murati iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk është i interesuar të bëjë debat me të.

Kjo nxiti reagimin e Hotit, i cili iu drejtua ministrit me një deklaratë të ashpër.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, deklaroi Hoti.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i LDK-së theksoi se buxheti nuk duhet të trajtohet vetëm si dokument financiar, por si instrument strategjik që përcakton drejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit.