Vudi Xhymshiti, i cili prezantohet si gazetar, dhe që është i denoncuar për shpërndarje të përmbajtjeve të pavërteta, duket se ka mbetur pa profilin e tij në Facebook.
Më 8 nëntor, “META” gjen se Xhymshiti ka reaguar në platformën Threads, duke publikuar tri pamje të ekranit.
Njëra prej tyre përmbante njoftimin e Meta-s se llogaria ishte çaktivizuar.

Një tjetër tregonte një email nga Facebook-u për heqjen e një videoje, pas një ankese për shkelje të të drejtave të autorit.
Shkaku i çaktivizimit të profilit nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.