Më ka mbetë hatri
“Po! Jam hatrua shumë. Se, ka do ditë që s’ma keni ladrua nanën n’varr. As mua s’me keni shalua për se gjalli.
Ato fjalët e pista, s’mi keni shkrua, aty, përfundi letrave t’mia.
Madje as ato fjalët e mëdhaja, s’mi keni çua ‘hedie’ për drekë!
Ndoshta s’keni pasë çka me shkrua ma, se i vetmi popull jemi, që fjalën e madhe e themi që n’fillim, madje për t’gjithë njisoj!
Gjeni je! Ti je legjendë!
Por, si shpesh po ngatërroheni e po m’queni legen, se legjenda e legeni janë prej të njejtave fjalë, e ju nganjiherë s’po i dalloni.
Ose, po ua ndrroni vendet shkronjave, kinse kemi gabu!
Unë, si burr i urtë, po heshti e n’heshtje po ua fali gabimet!
E si mos me të mbetë hatri, kur ju s’e përgojuet atë Gashin e LDK-së,që kishte shkretnua me gojën e vet:
“Po ta kisha kalemin e popullit, unë do ta votoja Listën serbe, jo VV-në! (Ndoshta ishte lajm i rremë, por unë u hatrova!) S’e vuna n’letrat e mia e s’u mora me budallakitë e tija, por s’e kuptova: A po e rrenë pasqyra, apo dikush nga fryma rugovjane i ka thanë, se ti i gjason Faruk Begollit, e ky po don me pëlcitë, tue ecë me naze, si Faruku, e tue thanë e votoj Listën serbe, jo VV-në. (Portalet po shkruejnë, jo unë). Por, mos ia shihni për t’madhe, se edhe Faruku thoshte, kur kthehem n’Beograd, m’duket se shkova n’Pejën time!
Ky po don me rrëzua Qeverinë, si Rakiqi, por rrugë tjetër s’ka: O me Vuçiqin o me Kurtin!
Dhe a dini pse po duen me rrëxua? Se reciprocitetit po i tutën, e po i tutën mos po gjuhet ushtria serbe n’Ibër!
Na jemi trima për me vjedhë, me ble toka “pošto zašto” (qyl de, badihava), me sha njeni tjetrin, po jo me luftua Serbinë!
Shpëtova me fytyrë. Që tri ditë, nuk e lavdrova Kurtin, se edhe ky sa po thotë u kordinova me Evropën sa po thotë me Amerikën, e n’fund po mbetët Fetah, as me ne as me ata!
Kurse Ramushin e anashkalova, se her po thotë veprim i mirë, herë po thot veprim i pamatun, kjo me reciprocitetin e për Albinin po i thot, nuk e ‘fermat’ ma kurkush!
Nji gja mbajeni mend! Sa herë kemi luejt “shkeptas”, ka fitua Serbia!
P.S.
Harrova me iu thanë, se me datën 8 gusht, Dr. Agim Krasniqi, don me i shti do tela n’zemrën time. Por jo, s’dua me lanë, se me ba mos mu çua ma, ju mbetëni pa ma ladrua nanën!”.