Natyra kuqi ka postuar ne rrjetin social edhe per vjehrren e Arlindes dhe ju mund ta ndiqni meposhte postimin e plote:
“Oj Tyre, i kishin ndalë kamerat, më sulmoi kunati para policisë e ata as nuk reaguan.”
Sa i përket gjyqtarit, i cili kishte lëshuar urdhër që Linda të jetonte me burrin në të njëjtën shtëpi, por duke mbajtur 2 metra distancë. Në atë shtëpi ku kunati, vjehrra dhe burri ishin bashkuar për ta ndjekur Lindën, për ta torturuar e për t’ia fshehur djalin. Në atë shtëpi ku përditë arrestohej dikush e lirohej të nesërmen.
Edhe për këtë Linda u ankua dhe shkroi.
„PAS VRASJES TIME NUK PRES TE PERGJIGJENI- POR PRES TE MOS MUND TE FLINI“!
Policia dhe gjyqësori në Pejë e kanë ditur që Lindës po i rrezikohej jeta sa herë që e kanë lënë te dyert e oborrit, sa herë që nuk ia kanë mundësuar zbatimin e vendimit të gjykatës, që ajo ta takonte djalin e saj, larg asaj shtëpie.