‘I del boja’ Edi Rames pasi u mundua ta “shkelte” Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook një fotografi të përbashkët të liderëve nga Samiti i Berlinit, i mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi.

 

Megjithatë, ajo që bie në sy në fotografinë e shpërndarë nga kreu i qeverisë shqiptare është mungesa e dy kryeministrave të rajonit, Albin Kurtit të Kosovës dhe Hristijan Mickoskit të Maqedonisë së Veriut.

Në fotografinë e publikuar, Rama shihet pranë kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe komisioneres së Bashkimit Evropian, Marta Kos.