Çka pritet të ndodhë sot në orën 09:00?

Pas tensioneve të krijuara gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë, vëmendja sot është sërish te protesta e paralajmëruar nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

 

Gucati u ka bërë thirrje qytetarëve që të rikthehen sot në orën 09:00 në sheshin “Skënderbeu”, me qëllim vazhdimin e protestës. Thirrja erdhi pasi protestuesit u shpërndanë gjatë natës pas përshkallëzimit të situatës.

Protesta lidhet me kërkesën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa gjatë ditës së djeshme pati tensione mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. Gucati kishte paralajmëruar gjithashtu për përshkallëzim të protestës nëse ligji nuk miratohet.

 

Kështu, ora 09:00 pritet të jetë momenti kur do të shihet nëse protesta do të rifillojë me numër të madh qytetarësh dhe se si do të zhvillohet situata gjatë ditës.