Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku e ka cilësuar takimin me Trumpin si nder për të.
Sipas tij, gjatë takimit ai e ka falënderuar presidentin amerikan për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje brenda NATO-s. Kurti ka theksuar se Kosova duhet të bëhet anëtare e Aleancës.
Në postim, kryeministri ka vlerësuar edhe marrëdhëniet me Uashingtonin. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti. Ja dhe foto: