Valon Murati ka deklaruar sot, gjatë protestës para Qeverisë së Kosovës në mbështetje të çlirimtarëve, se Hashim Thaçi do të rikthehet në postin e presidentit.
“Hashim Thaçi do të kthehet si president”, ka thënë Murati para protestuesve, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin dhe ish-komandantin e UÇK-së.
Protesta u mbajt në shenjë përkrahjeje për çlirimtarët dhe për të kërkuar drejtësi për ta.