I riu që preferon të investojë në “ndërgjegjen e qetë”, me jetë hallall
Metin Karadayi, i cili punon në një treg në Bolu të Turqisë, ka kthyer 212 mijë lira (rreth 11.566 euro) që i janë paguar gabimisht në llogarinë e tij bankare, raporton AA.
Karadayi, i cili prej shtatë vitesh punon në treg, vuri re se në llogarinë e tij bankare ishin depozituar 212 mijë lira.
Duke qenë se nuk priste ndonjë pagesë në atë shumë, ai vendosi të kontaktojë bankën dhe paratë iu kthyen pronarit.
Në një prononcim për AA, Karadayi tha se nuk i do paratë e të tjerëve, porse kënaqet me atë që fiton kur tregton, sado të jetë shuma.
“Ne nuk dua të mbaj barrën e atyre parave. Na duhen para hallall, jo haram. Ndaj, nëse do t’i merrja ato para, sigurisht që do t’i humbja. Ndërgjegjja ime është e pastër sepse i kam kthyer ato para”, tha Karadayi.
Ndodh kjo kur gabimisht të ofrohet një shumë e caktuar, por kur vetë zgjedh të korruptohesh apo shndërrohesh në hajdut të pasurisë së tjetrit?!