Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që shpesh herë lëshon batuta gjatë seancave, e ka bërë një të tillë edhe sot në drejtim të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti. Konjufca kërkonte deputetin e 61-të që të futet në sallë për të bërë kuorumin, duke e cilësuar si “deputetin e artë”, kur në sallë hyri edhe deputeti Avdullah Hoti.
Pasi shumë deputetë mungojnë në sallë, Konjufca detyrohet të përdorë zilen e Kuvendit që t’i thërrasë deputetët për të bërë kuorumin në sallë, raporton Gazeta Express.
Pasi zilja e Kuvendit ra, në sallë u kthye deputeti Avdullah Hoti, teksa Konjufca me një fore të tij, tha se numri 61 në këtë rast për deputetin Hoti nuk numërohet duke shkaktuar të qeshura në Kuvend.
“60 deputetë jemi, na duhet deputeti i artë. Z. Hoti, ne thamë kush është i 61-ti është i artë, por nëse e ke dëgju në televizor nuk numërohet”, tha Konjfuca./Express/