Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur në lidhje me situatën e krijuar dy ditë më parë në veri të vendit.
Ajo tha se ajo që ndodhi në veri ishte shfaqje kaotike e paplanifikuar.
“Ajo çka pamë para dy ditësh ishte një ishte shfaqje kaotike e një plani kushtimit të veprimit të paplanifikuar, të paorganizuar dhe pakoordinuar. Kishte kaos, kishte ankth, kishte frikë dhe paqartësi brenda Kosovës e ndërkohë në kufi kishin mbetur mijëra bashkatdhetarë pa asnjë lloj informacioni”, tha ajo në Klan Kosova.
Çitaku u shpreh se kryeministri nuk mund të priste që strukturat paralele në veri do ta presin me lule një vendim të tillë.
“Fatmirësisht Kosova ka miq e aleatë si ShBA-ja, që ndërhynë dhe si të themi na nxorrën me fytyrë, sepse përndryshe u pa që ka qenë një veprim tërësishtë i paplanifikuar. Çfarë ka pritur kryeministri, që strukturat paralele në veri do ta presin me lule një vendim të tillë?”, u shpreh tutje Çitaku.