Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela i ka çuar mesazh Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut, duke u kërkuar që të jenë më të guximshëm dhë më parimor, pasi sipas tij, bashkimi rreth temave kombëtare e bën Kosovën më të fortë.
Presidentja Osmani dje ka organizuar takimme Qeverinë në lidhje me situatën në veri por që nuk ju është përgjigjur opozita.Lidhur me këtë, Vela i ka quajtur Krasniqin e Abdixhikun politikan të rinj.
Vela e shpërndau në Twitter statusin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili tha se këto vendime ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.
“Perkunder zhurmes se “pakoordinuar”, puna e koordinuar me aleatet vazhdon. Eshte mire qe ca politikane te ri te jene me guximtar dhe parimor sepse bashkimi rreth temave kombetare na bene me te forte”, shkroi Vela në cicërimën e tij.
Tutje Vela shtoi se Dera e Presidencëss është çdoherë e hapur për ata që dëshirojnë të kontribuojnë. Ndërsa, LDK-ja, dje përmes një komunikate për media tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dështimit të situatës në veri ka ftuar partitë opozitare në takim për të mbuluar papërgjegjësinë.