Çifti nga Orllani i Podujevës, Muharremi e Vahidja shpalosi historinë e tyre të dashurisë përmes rubrikës së përjavshme në RTV21 “Kah po shkon moj Zanë”.
Dhe jo vetëm, ata së bashku treguan si janë “takuar” e fejuar, ndërsa burri tregoi publikisht se gruaja fillimisht edhe i kishte gjetur “behane”.
“Nuk e marrë atë qafë-shkurtë”, u kishe thënë Vahidja shoqeve kur e kapën duke e parë Muharremin “tinëz”.
Megjithatë, Vahidja përkundër këtyre thotë se ka insistuar te babai që Muharremin ta merr për burrë.