Zbulohet kandidati i VV-së për President

Albulena Haxhiu është deklaruar lidhur me qëndrimin e Hykmete Bajramit, e cila ka thënë se nëse kandidati për president vjen nga LDK-ja, ajo do ta votojë pro.

 

Haxhiu ka vlerësuar se një qëndrim i tillë është i gabuar, duke theksuar se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një person që nuk është pjesë e ndonjë partie politike.

Megjithatë, në diskutimin për emrat partiakë, Haxhiu ka përmendur edhe një emër nga Lëvizja Vetëvendosje – Glauk Konjufcën – si një nga figurat që mund të konsiderohet në këtë proces.

 

“Ne, nëse flasim për emra partiakë, e kemi Glauk Konjufcën”, është shprehur Haxhiu, duke e futur kështu edhe emrin e Konjufcës në diskutimin për presidentin e ardhshëm.