“Nuk ka bir nëne, ore pisanjosë!” Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur opozitarëve që e kanë akuzuar se ka marrë një orë të shtrenjtë dhuratë nga krimi i organizuar.
Duke i cilësuar si “pisanjosë me kostum parlamentar”, Rama i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë detyrës si kryeministër janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar.
Rama ka mohuar se e ka përdorur pushtetin për përfitime personale, duke këmbëngulur se angazhimi i tij prej 28 vitesh në shërbimin publik ka pasur një tjetër qëllim:
“Për të bërë histori, jo për të bërë pasuri” dhe “për të lënë emrin, jo për të fryrë xhepin”.
Ndiqni në video deklaratën e tij të plotë.