Kurti e Hamza në takim – Temë çështja e Presidentit

Një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, është planifikuar të zhvillohet sot, të dielën.

 

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se takimi është konfirmuar dy ditë më parë. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk dihet nëse takimi është zhvilluar tashmë apo pritet të ndodhë gjatë ditës.

Takimi i paraprin seancës së nesërme, ku pritet të votohet një deklaratë lidhur me gjykimin në Hagë.Pashmangshëm, pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Në anën tjetër, PDK-ja është e fokusuar në miratimin e projektligjit për Gjykatën Speciale.

 

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë kanë kohë deri më 6 tetor për të zgjedhur presidentin e vendit. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.