Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes së regjistruar pak orë më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.
Sipas raportimit të Policisë, i plagosuri është shtetasi nga Kosova Gjenk Karabegu i cili eshte me profesion menagjer i njohur, rreth 33-vjeç, ku plagosja ka ardhur për shkaqe të motiveve të dobëta dhe ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, ka raportuar Euronews Albania, transmeton Periskopi.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor./Periskopi/