Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin gusht 2026.

Shuma e mjeteve sipas kategorive të përfituesve
Sipas të dhënave të muajit gusht 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.
Ndërkohë, skemat e tjera përfshijnë pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e “Trepçës”, programi për mbështetje financiare për shtesat për fëmijë, si dhe skema të tjera specifike sociale.