Këngëtarja Adelina Tahiri deri vonë kishte preferuar që në publik të njihej me emrin dhe mbiemrin e vajërisë.
Së fundmi, ajo ka bërë një ndryshim në mënyrën se si prezantohet në rrjetet sociale.
Adelina ka bashkangjitur edhe mbiemrin e bashkëshortit të saj maqedonas, duke u shfaqur tashmë si Adelina Tahiri Markov. Ndryshimi është bërë në profilet e saj në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Kështu, emri i saj publik tashmë përfshin edhe mbiemrin Markov, të cilin e mban pas martesës./Kosovarja