Violeta Kukaj sapo morri kete vendim per ish-kreret e UÇK-së

Këngëtarja e njohur Violeta Kukaj ka marre vendim qe të jetë pjesë e protestës së organizuar sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në ditën e pestë të tubimeve. Pjesëmarrja e saj është bërë e ditur përmes agjendës së publikuar nga “Liria ka Emër”, ku emri i saj figuron në mesin e artistëve që do të performojnë.

 

Sipas agjendës së publikuar, Kukaj do të ngjitet në skenë gjatë programit të sotëm, në një protestë që vjen pas vendimit të Tribunalit Special për ish-krerët e UÇK-së. Në dokumentin e publikuar shihet se ajo është paraparë për të interpretuar këngën “A i është i gjallë”.

 

Programi i protestës nis me muzikë dhe përfshin edhe interpretime të tjera, fjalime dhe mesazhe në mbështetje të çlirimtarëve. Në agjendë janë të përfshirë edhe emra të tjerë të njohur të skenës muzikore dhe publike.

Pjesë e programit është edhe një performancë me titull “Përshëndetje për Çlirimtarët në Hagë”, ndërsa më herët janë paraparë fjalime dhe interpretime muzikore. Kështu, protesta e ditës së pestë pritet të shoqërohet me një program të gjerë artistik dhe mesazhe publike.

Violeta Kukaj, e cila ka qenë e pranishme edhe më herët në aktivitete kushtuar UÇK-së, pritet që sonte ta interpretojë këngën e saj para protestuesve. Agjenda e publikuar nga “Liria ka Emër” konfirmon përfshirjen e saj në programin e protestës së sotme.