Pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, atmosfera në Prishtinë ka ndryshuar ndjeshëm.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë, disa lokale në kryeqytet kanë vendosur të anulojnë ose të shtyjnë ndejat dhe programet e planifikuara për sonte, në shenjë respekti dhe për shkak të gjendjes së krijuar pas vendimit.
Vendimi i Gjykatës Speciale ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, ndërsa institucionet e sigurisë kishin paralajmëruar më herët masa të shtuara për mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe ruajtjen e rendit publik gjatë kësaj date.Në rrjete sociale janë publikuar gjithashtu reagime të qytetarëve dhe bizneseve lidhur me anulimin e aktiviteteve të mbrëmjes.
Prishtina sonte pritet të ketë një atmosferë krejt ndryshe nga netët e zakonshme, ndërsa vëmendja e qytetarëve mbetet te zhvillimet dhe reagimet pas aktgjykimit të Hagës.