Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka komentuar pritshmëritë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Fevziu ka thënë se, bazuar edhe në raportimet e Albanian Post, mundësia që të shqiptohet një ose dy dënime do të përbënte atë që ai e konsideron si “lajm të keq”.
“Sipas Albanian Post, mendohet që një ose dy dënime mund të jepen. Ky quhet, sipas meje, lajm i keq”, është shprehur Fevziu.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur në Kosovë dhe Shqipëri po ndiqet me vëmendje të madhe pritja për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.