Selin Bollati zbulon çfarë ndodhi me 100 mijë eurot dhe ka një këshillë për banorët e ardhshëm të BBV

Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë disa këshilla për ata që mund të jenë banorët e ardhshëm të reality show-t.

 

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Selin është ndalur te përvoja e saj brenda shtëpisë, duke këshilluar konkurrentët e ardhshëm që të mos i përjetojnë emocionalisht çdo situatë dhe përplasje që mund të ndodhë gjatë qëndrimit në format.

Sipas saj, “Big Brother” duhet parë mbi të gjitha si një lojë, por edhe si një eksperiencë e veçantë që ia vlen të provohet.

 

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, fituesja e edicionit të pestë u pyet edhe për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh dhe nëse shuma i është dorëzuar tashmë.

Me nota humori, Selin konfirmoi se paratë kanë përfunduar në duart e saj, duke sqaruar se gjithçka është bërë sipas procedurave të përcaktuara.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi ajo, citon www.thenieperjeten.info