Këtë nuk e priste askush, Shkurte Fejza e ka sos me i hi politikës – Së shpejti bibilin do ta shohim si deputete?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, i është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shkurte Fejza ka përcjellë mesazhin e saj për qytetarët, duke i ftuar ata që t’i bashkohen marshit dhe të jenë pjesë e kësaj nisme.

 

Këngëtarja, e cila ndër vite është identifikuar edhe me këngë që lidhen me historinë dhe periudhat e rëndësishme të shqiptarëve, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për këtë organizim.

Videoja e saj është komentuar nga ndjekësit, ndërsa përveç mesazhit që përcolli për marshin, vëmendjen e publikut e ka marrë edhe një koment i një prej ndjekësve të saj.

 

Një komentues ka ngritur pyetjen nëse angazhimi publik i këngëtares dhe qëndrimet e saj do të mund të nënkuptonin një hyrje të mundshme në politikë.

“Teta Shkurte, po më doket ke vendos me ju rras zgjedhjeve, si deputete”, ka shkruar ndjekësi, duke e pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse ajo po mendon që në të ardhmen të kandidojë për deputete.

 

Shkurte Fejza nuk ka vonuar të reagojë ndaj këtij komenti. Përgjigjja e saj ka qenë e shkurtër, por shumë e qartë, duke e mohuar kategorikisht mundësinë që ajo t’i bashkohet politikës apo të kandidojë për një ulëse në Kuvend.