Kjo ndodhi në Beograd për shkak të shqiptarit të Kosovës, i drejtohen Moskës

Mendësia shoviniste serbe shpesh shkon aq larg, sa vështirë të besohet se deri ku mund të arrijë.

Këtë herë, në shënjestër të saj është vënë edhe futbollisti i njohur shqiptar nga Republika e Kosovës, Mirlind Daku.

Shovinizmi serb duket se nuk mund ta pranojë faktin që një shqiptar nga Kosova po tregon formë të lartë në futboll.

Për këtë arsye, ndaj tij vazhdojnë provokimet dhe sulmet verbale.

 

Tifozët famëkeq të “Delije” vazhdojnë të shfaqin nervozizëm, duke mos e pranuar faktin se Mirlind Daku është pjesë e Spartak Moskës.

“Tifozët e Zvezdës heshtën “klubin vëlla”: Mesazh brutal i “Delijeve” për shkak të shqiptarit!”, shkarravit media e afër me kuzhinën e Beogradit, “Veçernj Novosti”.

Ky skandal ndodhi në ndeshjen e sotme në Marakanë mes Cërvena Zvezdës dhe Partizanit.,

“Megjithatë, tifozët e Zvezdës patën një mesazh edhe për Spartakun e Moskës, i cili konsiderohet klub vëlla sa i përket grupeve të tifozëve.

Shkak për këtë reagim ishte vendimi i drejtuesve të klubit nga Moska për të transferuar futbollistin shqiptar Mirlind Daku, 28-vjeçar, një lëvizje që nuk është pritur mirë nga “Delijet”. Ky është mesazhi: ‘“Shqiptari në klub – turp për Spartakun’”, shkarravit media serbe.

Mirlind Daku është një nga sulmuesit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, i lindur më 1 janar 1998 në Gjilan të Kosovës. Karriera e tij karakterizohet nga një rritje e vazhdueshme dhe vendosmëri e madh, duke u shndërruar në një pikë referimi për sulmin falë shtatëlartësisë së tij prej 1.92 metrash dhe nuhatjes së jashtëzakonshme për gjetjen e rrjetës.

Rrugëtimi i tij profesional nisi në Kosovë, ku spikatën paraqitjet me klube si KF Llapi dhe veçanërisht me KF Ballkanin, ku u shpall kryegolashënues i Superligës dhe tërhoqi vëmendjen e klubeve të huaja. Kartoni i tij u ble nga skuadra kroate e Osijekut, e cila më pas e huazoi në kampionate të ndryshme, përfshirë FK Kukësin në Shqipëri dhe Murën në Slloveni. Ishte pikërisht aventura në Slloveni ajo që konfirmoi talentin e tij në arenën ndërkombëtare, duke i hapur rrugën një transferimi të rëndësishëm në kampionatin rus te skuadra e Rubin Kazanit në verën e vitit 2023.

Pas disa sezonesh të shkëlqyera ku u kthye në liderin e padiskutueshëm të sulmit, Daku hodhi një hap gjigant në karrierë duke firmosur një kontratë milionere me klubin e njohur Spartak Moscow.Në nivel ndërkombëtar, Daku luajti fillimisht për shpresat dhe ekipin e parë të Kosovës në ndeshje miqësore. Megjithatë, në vitin 2023 ai bëri zgjedhjen e madhe për të përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Ai u bë menjëherë një lojtar kyç në fushatën kualifikuese, duke ndihmuar kuqezinjtë të siguronin një biletë për në Kampionatin Evropian UEFA Euro 2024 në Gjermani, ku pati mundësinë të luante përballë miliona shikuesve.