Pas përplasjes së bujshme që ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ka reaguar edhe babai i Eduard Kuçit.
Ai ka publikuar një fotografi të djalit të tij, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Djali babit”.
Përveç fotografisë dhe dedikimit, ai ka vendosur në sfond edhe këngën e njohur të Ilir Shaqirit, “Nëpër breza porosia”, duke i dhënë postimit një tjetër dimension emocional.
Postimi i babait të Eduardit është komentuar menjëherë nga ndjekësit, ndërsa zgjedhja e këngës dhe mesazhi i shkurtër kanë bërë që shumë prej tyre ta shohin këtë si një reagim mbështetës ndaj djalit të tij në momentin kur ai ndodhet në qendër të vëmendjes.
“Djali babit”, ka shkruar ai, duke shoqëruar fjalët me fotografinë e Eduardit dhe këngën e Ilir Shaqirit.