Zyrtari i VV-së, Hysen Durmishi, ka thënë se zgjedhjet e reja janë të panevojshme, por në rast se ato kërkohen, nuk e sheh si problem.
Durmishi ka deklaruar se problemi nuk qëndron te Presidenti, por te Kryeministri, duke theksuar se përzgjedhja e tij bëhet përmes votës së qytetarëve.
Postimi:
Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, por nëse doni zgjedhje, atëherë nuk ka problem.
Problemin nuk e keni te Presidenti, por te Kryeministri. Ama, Kryeministrin e përcakton vota e qytetarëve.
Unë vetëm një gjë mund t’ju garantoj: do të angazhohem maksimalisht që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.