Oh zot sa e rende – Ja sa here e qelloi Jetliren, Egzoni me arme zjarri

Detaje të reja janë zbuluar për tragjedinë në Kërvasari të Malishevës, ku 24-vjeçarja Jetlira Bytyqi humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeçar, po trajtohet si i dyshuar në rastin që është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

 

Sinjali mëson se arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast i përket babait të të dyshuarit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia e ka gjetur armën në vendin e ngjarjes, ndërsa babai i Egzon Bytyqit ka deklaruar para autoriteteve se armën e posedonte me leje.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 23 gushtit, rreth orës 23:00, kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri në fshatin Kërvasari.

Gazetarja e Klan Kosoves ka bere te ditur qe Egzoni e ka goditur me arme ne koke njehere Jetliren dhe me pas e ka goditur veten.