Ekskluzive| Takim i ri, Kurti ka dy emra për President, do ia prezantoj Abdixhikut

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë një takim brenda kësaj jave.

 

Burimet bëjnë të ditur se në fokus të takimit pritet të jetë edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, Kurti tashmë ka dy emra të mundshëm për kandidat për President, të cilët nuk janë pjesë e skenës politike, njëri është profesor universitar dhe tjetri është një ish-zyrtar diplomatik. Këta emra pritet t’i propozohen LDK-së gjatë diskutimeve mes dy liderëve.

 

Mbetet të shihet nëse propozimi i LVV-së do të gjejë mbështetjen e LDK-së dhe nëse takimi Kurti–Abdixhiku do të prodhojë një marrëveshje për një kandidat konsensual për kreun e shtetit.

Gazeta Minuti do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me takimin dhe emrat që mund të jenë pjesë e diskutimeve.