Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar sërish për kritikat që po u bëhen udhëheqësve të shtetit të Kosovës, për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se nuk mund ta besojë se po diskutohet çështja se pse presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, shkuan bashkë në Amerikë, përcjell Bota sot.
“S’po muj me besu që tash koka ngritë çështja “pse kanë shku dytë në Amerikë?”
O Zot! A nalni more ju najherë”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Osmani dhe Kurti, po i vazhdojnë edhe sot takimet me zyrtarët amerikanë, lidhur me projektin për energjinë.
Dje Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.