Disa deputetë të LDK-së bojktojnë Abdixhikun, nuk i shkojnë në takim

Një numër deputetësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të thirrur nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, vetëm një ditë para seancës së Kuvendit, mëson Gazeta Minuti.

 

Mungesa e tyre ka nxitur diskutime për qëndrimet e ndryshme brenda grupit parlamentar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe me mënyrën se si pritet të veprohet në seancën e së enjtes.

Mbledhja ishte thirrur me synimin e koordinimit të deputetëve para seancës parlamentare, por mospjesëmarrja e një pjese të tyre është interpretuar nga disa si sinjal i pakënaqësive të brendshme dhe i mosdakordësive për çështje të caktuara politike.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga LDK lidhur me arsyet e mungesës së deputetëve, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo situatë do të reflektohet edhe në qëndrimet që grupi parlamentar do të mbajë gjatë seancës së Kuvendit.