Zyrtare! Luiz Ejlli rikthehet në Top Channel, zbulon kur do ta shohim në ekran (VIDEO)

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka konfirmuar rikthimin e tij në ekranin e Top Channel, këtë herë me një projekt të ri televiziv.

 

I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, Luizi u pyet nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu për formatin e ri që do të drejtojë. Ai zbuloi se emisioni nuk do të transmetohet çdo ditë, por një herë në javë.

“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do jetë njëherë në javë, të premten në darkë,” u shpreh Luiz Ejlli.

 

Me këtë deklaratë, ai konfirmoi zyrtarisht rikthimin në Top Channel, ndërsa detaje të tjera për formatin, konceptin apo datën e nisjes ende nuk janë bërë publike.

Publiku tashmë pret të mësojë më shumë rreth projektit që vetë Luizi e cilëson si një ëndërr të kahershme.