Sot iu dha lamtumira e fundit, gjyshit dhe mbesës që humbën jetën tragjikisht në aksident

Sot do të varrosen Ramiz Qorraj 69 vjeç, dhe mbesa e tij, Arbresha Qorraj 10 vjeçe, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Shushicë të Istogut ditë më parë.

 

Varrimi i të ndjerëve bëhet sot, në varrezat e fshatit Pemishtë, në ora 15:00.

Aksidenti kishte ndodhur të hënën rreth orës 15:20, ku u përfshinë dy vetura.