TikTokeri Rasim Avdyli ka publikuar në Instagram një pjesë nga një video-telefonatë me Vali Corleonen, ku ky i fundit shfaqet i rënduar emocionalisht pas zhvillimeve të fundit që lidhen me partneren e tij, Anita Corleone.
Gjatë bisedës, Rasimi e pyet me humor nëse qeni i tyre po e ndjen mungesën e Anitës.
“O Vali, a po qan qeni për Anitën?”, dëgjohet të thotë ai.
Vali u përgjigj se edhe qeni i tyre, Safari Corleone, po e përjeton rëndë situatën.
“Po, edhe qeni Safari Corleone po qan për Anitën, ky mundet me dek prej mërzisë.”
Më tej, ai shprehu zhgënjimin e tij pasi priste që Anita të lirohej, por sipas tij kjo nuk ndodhi. Gjatë bisedës, Vali reagoi me tone emocionale ndaj vendimit të fundit të drejtësisë.
Videoja e publikuar nga Rasim Avdyli ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojnë procedurat ligjore në këtë rast.