Brikena Selmani dhe Mateo Borrin ndanë një moment të veçantë në emisionin “Top Arena”, ku zbuluan detaje intriguese nga marrëdhënia e tyre. Të ftuarit e natës, Mateo, u përball me pyetje të drejtpërdrejta që zbuluan se si kalojnë orë të tëra në biseda telefonike.
Gjatë intervistës, Brikena e sfidoi Mateo-n të tregonte se çfarë flasin ata për 7 orë rresht në telefon. Mateo, me një buzëqeshje, e pranoi se bisedat e tyre përfshijnë një gamë të gjerë temash, duke filluar nga përditshmëria deri te biseda më të thella.
Pjesë nga intervista:
Brikena: Të gjithë janë të interesuar të dinë se çfarë flasim ne, 7 orë në telefonatë? A do ta zbulojë këtë?
Mateo: Bisedat tona zakonisht fillojnë me pyetje të thjeshta si ‘Si kalove ditën?’ ose ‘Çfarë ke bërë sot?’. Një temë sjell një tjetër dhe kështu vazhdojmë deri në orët e vona të natës. Fillojmë në 10, vazhdojmë deri në 12, dhe përfundojmë në 2 të natës e madje edhe në 4 të mëngjesit.
Brikena: Mos e tepro me detajet!
Mateo: Ndonjëherë, kur biseda zgjat, na zë gjumi me telefonat ende të ndezur. Edhe kur zgjohemi, shpesh ndodh që Brikena të më thotë ‘Mateo, a je zgjuar?’, ndërsa unë ende jam në gjumë.