Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog.
Në këtë aksident trafiku kanë humbur jetë dy persona, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka informuar se aksidenti ka ndodhur midis dy veturave në fshatin Shushicë.
Bëhet e ditur se vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.