Dy ditë më parë, teksa shërbente në lokal, Ardisi gjeti një çantë të harruar nga një turiste belge. Brenda saj kishte:
“Mua më kanë mësuar prindërit që gjëja e huaj i kthehet të zotit”, – u shpreh 14-vjeçari.
Pronari i lokalit tregon se Ardisi është një djalë i shkathët dhe i përkushtuar:
“Ai më mban krejt lokalin. Më ka pëlqyer shumë gjesti.”
Turistja, e identifikuar si Katrine Fabianne, e kuptoi mungesën e çantës vetëm pasi mbërriti në Theth. Ajo rrëfen se mendoi se gjithçka kishte humbur.
Dhjetëra shqiptarë e kontaktuan në Facebook pasi panë postimin për çantën e gjetur. Në fund, ajo mori gjithçka në komisariatin e Shkodrës.
“As në ëndrrat e mia më të bukura nuk do e imagjinoja. Ndryshe nga çfarë dëgjojmë në Europë për shqiptarët, këtu kam gjetur njerëz fantastikë.”
Historia e Ardisit i bashkohet edhe rasteve të tjera të ndershmërisë në Shkodër, si ai i 16-vjeçarit Erind Shkambaj që dy vite më parë dorëzoi një portofol me mbi 6000 euro.
Në një kohë kur lajmet negative dominojnë titujt, kjo histori vërteton se vlerat, edukata dhe ndershmëria janë ende gjallë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE