Gjykata ka vendosur për tragjedinë e rëndë që ndodhi në vitin 2023 në qytetin Horb am Neckar në Baden-Württemberg të Gjermanisë, ku një fëmijë 2-vjeçar humbi jetën pasi prindërit e tij nuk e çuan kurrë te mjeku.
Prindërit, të cilët sipas gjykatës kishin lidhje me ekstremistët “Reichsbürger”, nuk u besonin institucioneve gjermane dhe as mjekëve. Për muaj të tërë, ata u përpoqën ta trajtonin fëmijën në shtëpi me vajra esencialë, në vend që të kërkonin ndihmë mjekësore.
Si rezultat, gjykata i shpalli fajtorë nënën 44-vjeçare dhe babain 50-vjeçar për vrasje nga pakujdesia dhe të dy u dënuan me nga një vit burg me kusht dhe 100 orë punë në komunitet, raporton Bild.de, raporton Klankosova.tv
Sipas gjykatës, një vizitë mjekësore në kohë do të mund të kishte zbuluar një sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes dhe ndoshta do ta kishte shpëtuar jetën e fëmijës.
Sipas autoriteteve gjermane, grupet “Reichsbürger” dhe “Selbstverëalter” nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë dhe institucionet demokratike të saj. Në Baden-Ëürttemberg, sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë, në këtë rrjet bëjnë pjesë mijëra persona.
Prindërit nuk u paraqitën në seancën e parë gjyqësore në prill 2025.
Për këtë arsye, gjykata lëshoi urdhër kërkimi ndaj tyre dhe muajin e kaluar ata u gjetën dhe u arrestuan në Bavari. /Klankosova.tv