Një apel urgjent është lëshuar për gjetjen e një qytetari shqiptar të zhdukur në Gjermani. Bëhet fjalë për Shkëlzen Kocin nga Elbasani i lindur më 08.02.1988, me të cilin familjarët kanë humbur çdo kontakt prej disa ditësh.
Sipas njoftimit, ai është parë për herë të fundit më datë 9 korrik 2026 në qytetin e Duisburgut dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin apo vendndodhjen e tij.
Shqetësimi i familjes është i madh, veçanërisht për faktin se Shkëlzeni nuk ka me vete asnjë telefon celular, duke e bërë të pamundur komunikimin apo gjetjen e tij përmes sinjalit telefonik. Të afërmit e kanë denoncuar rastin pranë autoriteteve gjermane dhe policia lokale është duke u marrë intensivisht me kërkimet për lokalizimin e tij.
Sipas informacioneve të ndara nga të afërmit, Shkëlzeni nuk e njeh fare qytetin e Duisburgut, pasi ai ka qenë duke qëndruar në qytetin e Oberhausen-it. Situata ka marrë këtë kthesë të papritur pasi ai ishte ndaluar fillimisht nga policia gjermane, e cila e kishte transportuar drejt stacionit policor në Duisburg.
Sipas të afërmeve i njëjti nuk ka telefon dhe nuk flet as gjuhën gjermane e as atë angleze.
Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve, e në veçanti komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Gjermani, që të ndihmojnë me çdo detaj sado të vogël. Çdo e dhënë apo raportim mund të jetë jetik për ta gjetur atë dhe për ta kthyer të sigurt pranë të dashurve të tij.
Kushdo që mund ta ketë parë, apo ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, lutet të kontaktojë menjëherë familjarët në numrin e telefonit +49 163 3380679 ose të njoftojë stacionin më të afërt të policisë. Gjithashtu, apelohet për shpërndarjen masive të këtij njoftimi në rrjetet sociale. /Urgjent.com/